Mbrëmjen e së shtunës në aeroport u arrestua dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha mbrëmjene djeshme per mediat tregoi detaje lidhur me momentin kur mësoi lajnim.
Ai thotë se në ato momente ka qenë duke lexuar teksa disa miq të tij i dhanë lajmin e arrestimit të dhëndrit të tij, bashkëshortit të Argidës.
“E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh”, u shpreh Berisha.