Të premten e kaluar kryeministrja e Italisë Giogia Meloni njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, Andrea Giambruno. Ndërkohë që kureshtja për gjendjen emocionale të Melon dhe situatën në të cilën ajo ndodhet është e madhe. Melon teksa është gjendur përballë pyetjve të gazetarëve është shprehur: “Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”.
“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, ka shtuar ajo. Kujtojmë që ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Javen qe shkoi një tjetër program televiziv satirik që trajton çështje aktuale në Mediaset transmetoi pamje video ku shfaqej Giambruno duke përdorur gjuhë vulgare ndaj një kolegeje grua, ndërsa e pyeste në mënyrë retorike: “Pse nuk të kam takuar më parë?!.
Në një regjistrim të dytë audio të transmetuar të enjten, ai dëgjohej tek thoshte se kishte një marrëdhënie me dikë si dhe duke u thënë kolegeve gra, se mund të punonin me të vetëm nëse përfshiheshin “në marrëdhënie seksuale” në grup.
Gazetari televiziv u kritikua gjerësisht në muajin gusht për komentet që u interpretuan nga shumë si fajësim i viktimave, pas një rasti përdhunimi në grup. Vete Mediaset tha më vonë të premten se ai kishte rënë dakord me kompaninë që të mos ishte pjesë e programit javën e ardhshme. Një person që ka dijeni mbi këtë çështje tha se ‘Mediaset’ po shqyrtonte nëse gazetari kishte shkelur kodin e brendshëm të sjelljes.