Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht.
Kujtojmë që javën e kaluar qarkulloi lajmi për dorëheqjen e Veliur, por asgjë nuk u konfirmua.
Duket se ‘pengesa’ ishte kryeministri Edi Rama që më në fund e pranoi dorëheqjen e Ardi Veliut nga pozicioni që mbante. Kur kanë kaluar disa ditë nga ky lajm, për ‘Euronews Albania’, Veliu deklaroi sot se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.
Raportohet se në mbledhjen e mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre. “Kjo është dita ime e fundit”, iu është drejtuar Veliu stafit, ndërkohë që u ka lënë edhe porositë e fundit.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti. Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.