Ditën e sotme kanë rënë në prangat e policisë 16 persona pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh.
Bëhet me dije se ndaj tyre Prokuroria ka lëshuar masa arresti, teksa u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Në mesin e të arrestuarve janë ë farmacistë dhe disa furnizues.
Krimi është zbuluar pas zbardhjes së disa përgjimeve dhe blerjeve të stimuluara nga agjentët në terren. Farmacistët dhe furnizuesit e arrestuar dhe të shpallur në kërkim, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat i shisnin në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, Policia gjeti dhe sekuestroi, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.
Të arrestuarit janë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.