Ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.
Bëhet e ditur se Memolla ka qenë i shoqëruar nga një avokat, teksa ka hyrë në ambientet e SPAK ku besohet se është marrë në pyetje lidhur me disa tendera të Bashkisë së tij.
Deri më tani dyshohet se tenderi i pastrimit të qytetit në bashkinë Rrogozhinë është ai më të cilin është abuzuar.
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.
Gjithashtu, Memolla akuzohet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa një qytetare e ka denoncuar atë në SPAK për kërcënim gjatë fushatës zgjedhore.