Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rezervat e shtetit bosh, KLSH ngre alarmin: Nuk ka grurë, ujë, naftë dhe miell

13:26 14/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

KLSH ka dhënë alarmin se rezervat e shtetit janë bosh. Shumë materiale mungojnë dhe shumë të tjera janë në sasi minimaliste…

Shqiptarët do të jenë në mëshirë të fatit në rast fatkeqësie natyrore. Teksa dimri po afron dhe historitë me përmbytje kanë qenë të dhimbshme, rezervat e shtetit janë bosh. Teksa miliona euro shkojnë për tenderë dhe në xhepat e zyrtarëve, në magazinat e rezervave të shtetit nuk ka grurë, naftë, ujë, miell apo ushqim për kafshët.

Alarmi është dhënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar se ka shumë abuzime në këtë sektor dhe ata që e vuajnë në fund janë qytetarët. Nga auditimi që ka krye KLSH, përveçse mungojnë shumë produkte, ato që janë prezent, janë në gjendje shumë herë më të ulët sesa normalja, duke shkelur hapur ligjin.

Nëse i marrim me radhë, në rezervat e shtetit ka zero kilogram grurë, zero litra naftë, zero litra ujë mineral, zero mjete lundrimi, zero kontenjerë apo mjete të tjera strehimi, zero ushqim të kocetruar për kafshët dhe zero sasi bari apo ushqim tjetër për kafshët.

Sa i takon materialeve gjendje, ka vetëm 26 makina të tonazhit të rëndë nga 100 që duhet të kishte. Jastëkë nga 8 mijë ka afro 2 mijë. Po ashtu ka diferenca të madhe në çarçafë dhe krevate portativë apo dyshekë. Nga 400 ton miell që duhej të kishte në rezerva, ka vetëm 1.4 ton. Kripë nga 5 ton, ka vetëm 800 kg. Makarona nga 70 ton që duhej të kishte ka vetëm 20. Sheqer nga 80 ton që duhej të kishte ka vetëm 21, etj. Pra duket se rezervat janë bosh dhe nëse vendi përballet me fatkeqësi të mëdha, do të duhet sërish kryeministri të dalë dhe të lypë nëpër dyert e Evropës, pasi qytetarët do mbeten në mes të askundit.

“Gjatë periudhës së auditimit deri në fund të vitit 2022, nga 22 artikuj, 20 prej tyre janë me diferenca, mungesa jo vetëm te gjendja orientuese e mallrave (sasia) por edhe nën vlerat e limiteve minimale të përcaktuara në VKM nr.1128 datë 05.08.2008 “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore”, e ndryshuar. Për artikujt e Grupit C, vërehet se: Gjendja orientuese e mallrave dhe limiti minimal është mbajtur në të njëjtat kritere (normativa), që prej vitit 2008; Diferencat nga limiti minimal për një pjesë të konsiderueshme mallrash janë të ndjeshme”, shprehet KLSH.

Një tjetër konstatim i KLSH është se edhe ato pak materiale që janë aty, nuk ruhen fare në kushtet e duhura.

“Kushtet e ruajtjes së mallrave të sekuestruar dhe konfiskuar jo në të gjitha rastet ishin optimale, kjo për shkak të mungesës së investimeve për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e magazinave të shfrytëzuara. Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e mallrave kryesisht veshje, apo mallra të konfiskuara, ishin të pa-paketuara dhe nuk paraqiteshin në gjendeshin në kushte optimale për përdorim. Ndërkohë automjetet ishin të përhapura në të gjithë territorin rreth magazinave kryesor. Për ato të kategorizuara për skrap periudha e gjatë nën efektin e agjentëve atmosferikë e kishte përshpejtuar së tepërmi amortizimin e tyre. Kjo situatë paraqitej thuajse në të gjitha DRRMSH-të, si rezultat i mos përfundimit ende të procedurave të shitjes së tyre. Mosveprimi në kohë krijon mbingarkesa të panevojshme për stafin e rezervës materiale në drejtim të administrimit të mallrave por edhe ndikon negativisht në përfitimet që mund të vijnë nga shitja në kohë e tyre”, shprehet KLSH.

Po ashtu ka shkelje me pasuritë e paluajtshme, me nxjerrjen e akteve nënligjore, me mirëadministrin, etj. /Pamfleti

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

Një rrjet ndërkombëtar trafiku droge u çmontua në Itali, duke çuar në kërkimin e dënimeve që kapin një total prej...

19:11 09/06/2025
Para
Wizz Air ndërpret kontratën/ Call Center-i flak në rrugë 54 operatorë, s’ka pagë

Wizz Air ndërpret kontratën/ Call Center-i flak në rrugë 54 operatorë, s’ka pagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

18:54 09/06/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, Berisha thirret në SPAK

18:48 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.