Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga lidhja me indianët tek luksi i shfrenuar, dyshimet për pasurinë e Lul Morinës

12:42 13/10/2023
Reading Time: 4 min lexim

Me datë 9 tetor, biznesmeni i njohur Juljan Morina i njohur ndryshe edhe me emrin Lul Morina është paraqitur në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me një shumë prej 80 mijë eurosh  që ia kishte dhënë bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri.

Në fakt duhe thënë që Morina nuk është një emër i panjohur më parë.  Përmendim ekspozimin e jetës luksoze në rrjetet sociale, dyshimet mbi veprimtarinë e tij të biznesit si dhe lidhjen me persona që janë të përfshirë në skema mashtrimi dhe jo vetëm.

Në shtator të vitit të kaluar, Lul Morina ishte objekti veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje.  Morinës iu sekuestrua një pallat 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje.  Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit të paligjshëm ishte lejuar nga një shef komisariati, duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm të biznesmenit Morina.

Por Lul Morina u bë i”famshëm” që në vitin 2019,  pasi dy vëllezërit indianë Sandesara, të lakuar në gjithë botën për skandalin e pastrimit të 1 miliard dollarëve përmes kredive bankare blenë gjysmën e aksioneve nga biznesmeni Morina.  Ndërkohë që India i akuzonte dhe i kishte vënë në hetim për pastrim parash, ata vijuan të qetë rrugën e investimeve në Shqipëri.

Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta,pavarësisht se drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash.  Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa në dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.  Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.

Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera ndërtimi si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.

Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.

Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin

Pasuria e Juljan Morinës me baza të dyshimta

Lul Morina ka ngritur një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro mbi baza të dyshimta dhe të mistershme, ku përfshihet edhe hoteli Radisson në Tiranë.

Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.

Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve.

Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance.

Në vitin 2012, Morina i blen Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lejë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik, shkruan “Prapaskena”.

Në vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro.

Çuditërisht edhe kjo komapni kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.

Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.

Me anë të këtyre kompanive që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.

Të lidhura

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur
Aktualitet

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

Një aksident tragjik me balonë ajri ka shkaktuar të paktën tetë viktima në jug të Brazilit, në rajonin e Santa...

16:33 21/06/2025
Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen
Aktualitet

Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

Sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri, duke mbajtur një peshë të rëndë në statistikat...

13:55 21/06/2025
Para
Fitorja e Kombëtares, Berisha:  Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe Dukës pas ndeshjes?

Fitorja e Kombëtares, Berisha: Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe Dukës pas ndeshjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

Balona me ajër të nxehtë rrëzohet në Brazil, 8 të vdekur dhe disa të zhdukur

16:33 21/06/2025
Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

Sëmundjet e zemrës në rritje, mjekja: Nuk duhet të neglizhohen

13:55 21/06/2025
Rregulla të reja në rrugët greke/ Çfarë ndëshkimesh sjell Kodi i ri

Rregulla të reja në rrugët greke/ Çfarë ndëshkimesh sjell Kodi i ri

13:43 21/06/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet i riu në Fier

Arrestohen 2 vëllezërit që kanosën 30-vjeçarin në Tiranë

13:26 21/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.