Një rast mashtrimi është zbuluar në klinikën “Luis Medical Center 2” në Tiranë.
Pacienti ka paguar shumën 700 euro për një ndërhyrje kirugjikiale në kordat vokale pasi kishte tumor. Theksojmë se në pagesë përfshihej edhe kryerja e biopsisë, që është nje test me anë të së cilit kontrollohen shenjat e sëmundjes. Por atij iu bë e ditur nga mjekët se kjo procedurë nuk ishte e nevojshme, pavarësisht se pagesa e përfshinte.
Ndërkohë që ai u fut në sallën e operacionit ku realizoi ndërhyrjen, sigurisht nën efektin e anestezisë. Por më vonë, ai mësoi diçka tronditëse, fakt të cilin po e ndjek edhe sot në rrugë ligjore, me anë të avokatit të tij.
“Pasi doli nga operacioni mendoi se e zgjidhi, por nuk ndodhi kështu. Ai shkoi në një klinikë në Greqi dhe bëri të njëjtat procedura diagnostikimi dhe zbuloi që klinika private në Shqipëri nuk e kishte operuar. R ka të dokumentuar. Ka rezultuar që është mashtruar nga klinika private”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.
Referuar dokumentave që janë publikuar, pacienti pra Laçi kishte të njëjtat simptoma, teksa mjeku që realizoi operacionin në klinikën “Luiz Medical Center” justifikohej duke i thënë se këto janë shqetësime normale pas ndërhyrjes me rekuperimin post-operator.
Më datë 27/02/2018 rreth orës 21;00 ndjeva shijen e gjakut në gojë dhe e kuptova që po vinte “nga fyti. Gjaku ishte present në momentin kur unë pastroja fytin dhe më pas pështyja dhe kësaj here sasia e gjakut ishte më e madhe se herët para operacionit. Nuk kisha kollë apo ndonjë shenjë tjetër. Në këto kushte i kërkoj nënës time e cila është edhe ndihmës mjeke ti telefonoj doctor Kostandin Ballomës dhe ti tregojë për shqetësimin tim. Nëna bisedoi dhe doktoi i tha se nuk është asgjë ky shqetësim i imi”, tregopn më shumë pacienti i mashtruar Laçi.
Në kallëzimin e tij pacienti Laçi akuzon se gjatë vizitave të bëra në klinikën ku u operua, nuk i kanë dhënë asgjë me shkrim apo pamje filmike.
Meraku nuk e linte të qetë, aq më tepër kur çdo ditë e më shumë pas operacionit nuk shikontë ndryshime, kishte të njëjta simptoma të sëmundjes. Në kallëzimin penal thotë se gjatë vizitës te një tjetër spital privat, i kishin kërkuar rezultatin e biopsisë. Në fakt, siç u tha edhe më lart ai nuk kishte bërë në klinikën ku ishte operuar. Doktori i tha po ashtu se polipi që pretendonte se kishte operuar ishte po aty.
“Në këtë situatë mendova të bëj edhe një vizitë tjetër tek një mjek ORL. Në datë 15/03/2018 i jam drejtuar “E. Clinik” tek rruga e Dibrës. I tregova se kam bërë një Gastroskopi dhe se doja një mendim se çfarë kam në laring. Nuk i dhashë detaje në lidhje me se çfarë ndërhyrje kisha bërë, por i rashë shkurt. Mjeku më vizitoi me anë të laringoskopisë dhe më tha se në largim ke një masë polipoide. Kjo hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Veç ndërhyrjes duhet bërë edhe biopsia. Në këto kushte mendoj se doktor Kostandin Balloma dhe klinika që ai drejton më kanë mjekuar në mënyrë të pakujdesshme dhe më kanë mashtruar”, deklaron shumë i bindur Alban Laçi.