Ditën e djeshme u publikua kostoja prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që duhet të paguajnë studentët në rast se refuzojnë të nënshkruajnë kontratën që i detyron ata të punojnë deri në 5 vite në vendn tonë pas diplomimit.
Studenti Klajdi Xhambazi u shpreh për “EuroNews Albania” se mjekët që largohen nga vendi ynë nuk janë të sapo dalë nga auditorët por janë mjekë që kanë punuar për disa vite me radhë. Ai nënvizoi se nuk duan të ikin nga Shqipëria, por që po detyrohen me ligjet që po nxjerr qeveria.
“Këtë radhë kemi qenë të gjithë bashkë. Thirrja që bëjmë nuk është për kompromis, por që të nxjerrim problemet tona. Kryesisht mjekët që largohen nuk janë studentët e sapo dalë nga shkolla prandaj dhe ky ligj është i pamenduar mirë nga ana e qeverisë. Mjekët që largohen detyrohen të largohen pasi janë lodhur me sistemin këtu. Ajo që ndodh është se mjekët punojnë në një kohë të gjatë në Shqipëri, marrin eksperiencën dhe më pas largohen pasi janë lodhur në vendin tonë. Kjo që po ndodh është si një thikë pas shpine për ne. Parulla jonë është s’kishim në plan të iknim, s’kemi në plan të kthehemi. Ne s’kemi dëshirë të largohemi. Më pëlqen të jetoj këtu”-tha ai.