Ditën e sotme, në fillim të seancës plenare Sali Berisha u shpreh se kryefjala duhet të jenë deklaratat e Ramës mbi tokën në Veri të Kosovës. Ndërkohë që ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se PD po e përdor çështjen në Kosovë në funksion të interesave të partisë së tyre.
Po ashtu ajo iu drejtua opozitës duke i thënë të zgjidhin çështjet brenda Partisë së tyre para së të merren me çështjen e Kosovës. Gjithashtu ajo ka shigjetuar Lulzim Bashën duke e cilësuar si ‘memecin që i erdhi goja’.
“Jeni në anën e sigurimit doktor. Mund ti shkojë thënia “memecit i erdhi goja”, ose Lulzimit i erdhi goja. Nuk mund të merret me kryetaren e Kuvendit, kur hallin e ka vetëm te shtëpia. Nuk ma heq dot fjalën, doktor. E përdorni Kosovën për interesat e partisë. Ka kush e mbron Kosovën. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështjen e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësit në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë. Shqipëria do ti dalë gjithmonë për zot Kosovës se Kosova nuk ka aleate më të madhë se ne.”, tha Spiropali.