Para një jave një atentat i rëndë ndodhi në Dukagjin, ku mbeti viktimë Zeg Guri dhe u plagos djali i tij Gjin Guri. Ndërkohë që në një reagim për “News 24”” Gjin Guri ka hedhur poshtë pretendimet e policisë së autor ingjarjes mund të jetë Gjovalin Guri, kushëriri i tij. “E turpshme”, kështu e konsideroi ai faktin që uniformat blu shpallën në kërkim djalin e xhaxhait të tij si autor i dyshuar. Teksa po fliste nga spitali, Gjin Guri me siguri tha se kushëriri tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe policia të gjejë autorët.
Gjithashtu ai tregon edhe se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë kur papritur u qëllua me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë ndërsa devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.
Këtë deklaratë i plagosuri Gjin Guri e ka dhënë edhe për Policinë e Shtetit duke hequr çdo dyshim të mundshëm se vrasja e babait të tij Zef Guri është bërë nga kushëriri Gjovalin Guri dhe duke i kërkuar policisë që të gjejë autorët e vërtetë.