Një ngjarje e rëndë në përmasat e horrorit ka ndodhur në Greqi. Një grua shqiptare rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në punë.
Mësohet se viktima kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan. Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën. Raportohet se ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën.
Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane.