Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet që pa vonesa të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes tyre.
“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit më herët këtë vit. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe kërkohet nga palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë marrëveshje. Shpresoj që së shpejti të nxjerrim një deklaratë me konsideratat e ministrave për këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian”, tha Borrell.
Ai shtoi se BE kërkon që “që të fillohet zbatimi në bazë të propozimit pa vonesa të mëtejshme, dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e kaluara të dialogut”.
Jeni vetëm për të vjedhur dhe për të siguruar njerëzit tuaj”/ Juristja nga Italia shpërthen në Samitin e Diasporës, përplaset me politikën dhe i drejtohet Ballës: Jeni larg realitetit, keni mbyllur dyert për shqiptarët jashtë vendit
Samiti i Diasporës në Tiranë është shoqëruar me kritika të forta nga pjesëmarrësit, duke nxjerrë në pah pakënaqësi për mënyrën...








