Dy të dhunuarit barbarisht nga pjestarët e fisit Rraja, Bilbil dhe Jashar Maja kanë dorëzuar zyrtarisht ankimimin kundër vendimit të prokurorisë për ndryshim e veprës penale në plagosje e lehtë me dashje në Prokurorinë e Tiranës. Pala e dhunuar kërkojnë që të bëhet një akt tjetër ekspertimi si dhe kryerjen disa veprimeve hetimore shtesë, duke konkluduar në kryerjen edhe të veprave të tjera penale në ngjarjen e datës 06/07/2023.
Në kërkesë ata shpjegojnë se nuk janë dakord me procesverbalin e firmosur para OPGJ dy ditë më parë dhe se e kanë firmosur pa pasur dijeni.