Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të iniciuar nga Gazment Bardhi, lideri historik i PD, Sali Berisha u shpreh se ndër të tjera u diskutua për mosfunksionimin e Parlamentit.
“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për emërimin e Bashës si reporter në KE për konfiskimin e pasurive ruse, Berisha nuk la pa thumbuar: Ka eksperiencë me rusët ai.
Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë
Pezullimi i vizave nga administrata Trump u justifikua me pretendimin se emigrantët “marrin asistencë sociale në nivele të papranueshme”. Por...







