Vetëvrasja e 16-vjeçares në Berat padyshim që ka qenë një tronditje e madhe dhe kjo për shkak të motivit që e shtyu minoren të ndërmerrte aktin.
Kërcënimi që një 16- vjeçar me inicialet D.K, i ka bërë për muaj me radhë, e ka çuar vjzën, A.Ç deri aty sa të vetëflijohet, megjithatë sot kërcënuesi ndodhet pas hekurave.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Vlorës, e cila u zhvilluar me dyer të mbyllura, minoreni është shpallur fajtor për akuzën e shantazhit ndaj bashkëmoshatares së tij.
Seanca është zhvilluar në Vlorë, kjo sepse gjyqësori i këtij qyteti ka një seksion të veçantë që merret drejtpërdrejt me çështjet penale të minorenëve.