Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Kuvendin si antikombëtar. nga foltorja e Kuvendit, në seancën e parë plenare për këtë sezon Berisha bëri thirrje ndaj qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët” kësaj qeverie.
“Si mund të dalësh këtu dhe të lexosh një raport të tillë? Fund e krye mashtrime. Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve ndaj u ftoj që t’i shkurtojmë jetën dhe ditët një parlamenti antikombëtar, që refuzon të dënojë gjenocidin serb, që vetëm shqiptar nuk mund të quhet”, tha Berisha.