Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Forcimi i Lekut dhe bllokimi i Kadastrës, kreditimi i ekonomisë pësoi rënie në muajin korrik

09:09 31/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kreditimi i ekonomisë pësoi frenim në muajin korrik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për 7-mujorin e parë të vitit, kredia vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit, por me ritme më të ngadalësuara të rritjes. Për periudhën janar-korrik janë dhënë gjithsej 162 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje modeste prej 0.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke qenë se shifrat e kredisë nuk janë të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit, sidoqoftë rritja e huadhënies vlerësohet se është ndikuar ndjeshëm nga forcimi i monedhës vendase ndaj valutave të huaja. Gjithashtu, një faktor tjetër që mund ta ketë frenuar kreditimin për muajin korrik është edhe mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës.

Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit. Sipas analizave të brendshme të bankave, shifrat e disbursimeve kanë shfaqur një rënie të ndjeshme dhe vlerësohet se faktori kryesor është pikërisht bllokimi i veprimeve të Kadastrës.

Kredia për korrikun pësoi rënie, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

Kredia për bizneset në muajin korrik kishte vlerën e 15.8 miliardë lekëve, 11% më pak krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Edhe bilanci progresiv i 7-mujorit është në rënie. Kompanitë private përfituan gjithsej 103.2 miliardë lekë kredi, me një rënie prej 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe kredia e re për individët në korrik shënoi një frenim për të dytin muaj radhazi. Kredia e re kishte vlerën e 6.55 miliardë lekëve, 2.2% më pak krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Sidoqoftë, për 7-mujorin kredia e re ngelet në rritje të lehtë, me 1.7% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, pësoi një tkurrje të konsiderueshme. Ai zbriti në vlerën e 704.5 miliardë lekëve, rreth 9 miliardë lekë më pak krahasuar me qershorin.

Rënia e korrikut bëri që për herë pas shumë vitesh rritja vjetore e kredisë të bjerë pothuajse në stanjacion, afërsisht në të njëjtat vlera me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përveç ngadalësimit të kredisë së re, në një masë të madhe kjo ecuri është ndikuar edhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e portofolit në valutë të huaj.

Ecuria shfaqet më negative në segmentin e biznesit, me 3.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, segmenti i individëve paraqet një ecuri më pozitive, në rritje vjetore me 7.5%. Megjithatë, edhe tek individët ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar./RevistaMonitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Nafta rritet për herë të katërt, i afrohet sërish nivelit të 200 lekëve

Nafta rritet për herë të katërt, i afrohet sërish nivelit të 200 lekëve

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English