Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryemionistri Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat. Sipas Berishës kjo është arsyeja që Rama doli në mbrojtje të kësaj afere, duke shtuar se koncesioni i sterilizimit pati pasoja katastrofike pasi për shkak të kostos stratosferike u privuan nga ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme, çdo muaj, 1 mijë të sëmurë dhe ky privim me qindra, mos mijëra raste pati pasoja fatale për të sëmurët.
“Edi Rama dëshmoi dje se sterilizimi është vjedhja e dytë e tij e shekullit dhe është biznes i tij dhe Beqjes, kurse muratori i tyre Rrapaj me investalin e tij me kapital 1 mijë euro është thjeshtë Zoto i radhës.
Edi Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë pasi ka njohur dosjen ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.
Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja.
Edi Rama dëshmoi dje se në mbrojtje të biznesit të tij, nuk njeh ligj, kushtetutë, as edhe institucione kushtetuese të vendit siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion që ka denoncuar 2 vite më parë kontratën si korruptive dhe ka kërkuar rinegocimin e plotë të saj.
Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe me dëshmitarë dhe shifra të rreme mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet në konfliktin e interesit dhe mashtrimin me pasoja gjer sot 79 mln euro nga ai dhe Beqja i tij, të sëmurëve shqiptarë.”, deklaroi Berisha.