Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miratohen rregulla për përdorimin e skuterave elektrikë, policia lajmëron ndëshkime

15:32 26/08/2023
Reading Time: 4 min lexim

Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash në lidhje me përdorimin e skuterave elektrikë dhe patinave elektrike.
RREGULLAT
1. Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.
2. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë.
3. Kur afrohen në degëzime e kryqëzime, duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.
4. Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale.
5. Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete, detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Evropian (Marka CE).
6. Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.
7. Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.
8. Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.
9. Mjetet me pedal të ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.
10. Në mjetet e përmendura më sipër nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.
11. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.
12. Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.
13. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
14. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
15. Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.
16. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
17. Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.
SANKSIONI:
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Zyrtari i BE-së i kërkon Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithërat

Zyrtari i BE-së i kërkon Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithërat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.