Albert Halilaj është kandidatura e miratuar nga PS për drejtimin e bashkisë së Kukësit.
‘Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!’- tha Halilaj.
Kujtojmë se Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Këto zgjedhje të parakohëshme erdhën pasi ish kreu i kësaj bashkie, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual.
Arif Rexhmati është emri i propozuar nga PD-ja zyrtare për kandidat të Bashkisë së Kukësit, në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 24 shtator.
Sakaq, grupimi demokrat kryesuar nga Berisha, ka njoftuar me anë të një komunikimi zyrtar vendime të marra nga kryesia për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës.
Kryesia ka vendosur se zgjedhjet në lidhje me primaret që do të mbahen më 27 gusht. Gjatë mbledhjes janë zgjedhur dhe 6 kandidatët që do të garojnë për primare, dhe pozicioni i tyre politik.