Manchester City është përpjekur të bëjë transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga West Ham United.
Klubi kampion i Anglisë dhe Evropës ka paraqitur një ofertë prej 70 milionë euro për Paquetan, por kjo ofertë është refuzuar nga West Ham United.
Megjithatë, ka ndodhur një hetim në lidhje me një karton të verdhë të Paquetas, ku ka dyshime se janë bërë baste të mëdha. Kjo ka bërë që Manchester City të tërheqë ofertën e transferimit.
Në vend të kësaj, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka ndërmend të fokusohet në një lojtar tjetër, Florian Wirtz, një talent gjerman.
Wirtz, i cili është 20 vjeç, ka pasur një periudhë lëndimi që e ka ndaluar për një kohë të gjatë, por tani është kthyer në fushë dhe ka shënuar dy gola në fillimin e këtij sezoni, një në Bundesliga dhe një në DFB Pokal.
Pas lëndimit të Kevin de Bruyne, Manchester City është në kërkim të një mesfushori të ri dhe Wirtz është një prej zgjedhjeve kryesore të trajnerit Pep Guardiola.
Klubi Leverkusen, për të cilin luan Wirtz, e vlerëson shumë talentin e tij. Megjatë, pritet që Manchester City të paraqesë një ofertë prej rreth 90 milionë euro te Leverkusen gjatë kësaj jave për të siguruar shërbimet e tij.
Përveç Manchester City, edhe klube të tjera të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Barcelona kanë treguar interesim për Florian Wirtz.