Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Flakë në det”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, me mbështetje nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.
Ky operacion goditi një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me mjete lundruese.
6 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga.
23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa u sekuestruan nga Policia, bashkë me 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 automjet, shuma parash, 1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in, si dhe 4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike.
Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.
Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.
Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Gjithashtu, në vijim të ketij operacioni policor, u shoqëruan në ambientet e DVP Tiranë, 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, shtetasit:
A. I., 47 vjeç, banues në Tiranë;
A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë;
N. Ç., 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
B. B., 51 vjeç, banues në Vlorë;
K. P., 39 vjeç, banues në Ukrainë;
K. B., 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;