Është vënë në pranga autori i plagosjes së një efektivi policie të Lukovës.
Efektivi ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.
Efektivi me inicialet R.Ç, 28 vjeç ka qenë jashtë orarit të punës kur ka parë një konflikt midis 2 personave dhe ka hurë për ti ndarë.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Theodhori Mërkuri, 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.
Shtetasi Theodhori Mërkuri pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në orët e para të mëngjesit pas disa orësh operacion, 60-vjeçari u arrestua nga forcat e FNSH-së.