Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auditi i qeverisë: Kontratat koncesionare “jashtë kontrollit” nuk monitorohen, nuk po respektohen marrëveshjet

09:28 10/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Për të dytin vit radhazi Ministria e Financave ka shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve të ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet të shtetit dhe privatit që janë instrumente të detyrueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Auditit në Ministrinë e Financave duke raportuar për rezultatet e gjetjeve në vitin 2022 ka vënë në dukje “Mungesën e monitorimit të zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit”

Më tej auditorët referojnë mos respektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve dhe mungesën e monitorimit të veprimtarisë së sektorit të oponencës teknike.

Në Ministrinë e Financave aktualisht është në funksion Drejtoria e Koncesioneve, e cila ka për qëllim monitorimin e kontratave nëse janë duke operuar në përputhje me detyrimet ligjore për të vlerësuar rrezikun fiskal që buron prej tyre. Mirëpo misioni i kësaj drejtorie është vështirësuar për shkak se ministritë e linjës kanë humbur kontrollin mbi monitorimin e veprimtarisë së kontratave.

Në raportin e vitit të kaluar Drejtoria e Koncesioneve evidentoi se, procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, pasi numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP është i lartë dhe jo çdo kontratë ka të përcaktuar njësi zbatimi projekti përgjegjëse për monitorimin e saj. Ministria e Financave vuri në dukje se mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi.

Në vitin 2022 në funksion janë 228 kontrata koncesionare, por Financat siguruan të dhëna të pjesshme vetëm për 67 prej tyre.

Ndërkohë, struktura e posaçme e hetimit SPAK pas një investigimi të gjatë ka zbuluar një skemë të madhe mashtrimi me kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës të cilat morën miliona euro nga buxheti i shtetit për investime që nuk i kishin bërë.

Pavarësisht zbulimit të skemës së mashtrimit me fondet publike dhe masës së arrestit me burg për shumë zyrtarë dh ish ministria, buxheti i shtetit në shkelje të moralit, ligjeve të menaxhimit financiar vijoi normalisht pagesat ndaj abuzuesve vetëm për faktin se siç shpjeguan burimet në Ministrinë e Financave, njësia monitoruese në këtë rast Ministria e Infrastrukturës nuk nisi kurrë një hetim administrativ mbi kontraktorët, në bazë te të cilit do të bllokoheshin pagesat.

Gjithashtu në hetim janë edhe kontratat e koncesioneve në sektorin shëndetësor, të cilat përveçse u dhanë ndaj kompanive pa përvojë kanë tejkaluar kostot e shërbimeve parësore në shëndetësi.
Për vite me radhë PPP u shndërruan në gropa të zeza për fondet publike duke orientuar në skema mashtruese taksat e shqiptarëve në një kohë që vendi ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, me mungesa të mëdha të infrastrukturës dhe hendek të lartë në cilësinë e shërbimeve në shëndetësi dhe arsim./MONITOR

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para
Bonusi i bebeve/ 33% e përfituesve janë të porsalindurit jashtë, kjo është shuma e shpenzuar në 4 vite

Bonusi i bebeve/ 33% e përfituesve janë të porsalindurit jashtë, kjo është shuma e shpenzuar në 4 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.