Ditën e djeshme djali i anëtarës së KLPS-së, Rei Meta i mori jetën një personi në Vlorë pas një sherri për pronat. Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji thekson se ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, që lidhen sipas tij me Partinë Socialiste. Mes të tjerash Salianji shton se; “Këta emërojnë dhe ndikojnë në drejtësi, këta vendosin gjoba në emër të pushtetit, këta emërojnë drejtuesit e institucioneve në administratë, këta vendosin se kush lejohet të pasurohet me pasuritë publike”.
REAGIMI I SALIANJIT
Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, vrasja në Vlorë provon edhe njëherë që thuajse në çdo ngjarje të kronikës së zezë janë të përfshirë funksionarë të larte të lidhur me Partine Socialiste!
Këta emërojnë dhe ndikojnë në drejtësi, këta vendosin gjoba në emër të pushtetit, këta emërojnë drejtuesit e institucioneve në administratë, këta vendosin se kush lejohet të pasurohet me pasuritë publike, këta japin licencat dhe lejet për të bërë biznes, ky soj ka përzënë qytetarët nga Shqipëria!
Qeveria që instalohet me votat e krimit pjell vetëm krim!
Duhet dhe do ti ndalim!
Fjala 1 vit më parë në parlament ku parashtroja pikërisht këto që po ndodhin sot!