Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Loja strategjike kontrolluese e Ramës/ Ish-kryeredaktori i ‘Syrit’ bën deklaratën e fortë: Ndërtuesi i kullës financon mediat tona dhe Foltoren

14:01 07/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa një abuzim i hapur po bëhet në ‘zemër’ të Tiranës, merr vëmendje heshtja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në fakt njihet për reagimet e tij të forta dhe denoncimet pa “dorashka’.
Por qëndrimi i Berishës nuk duket pa motiv dhe këtë e përforcon Leonard Quku, ish-kryredaktor i Syri.net.

Quku denoncon opozitën për heshtjen ndaj ndërtimit të kullës më të lartë në Tiranës dhe prishjes së parkut të fundit në kryeqytet. Ai shton se ndërtuesi i kullës pas operës është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave të saj.
Në fakt dihet tashmë pse kryeministri Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Berishës. Duke ndjekur parimin ’Përça dhe sundo’, Rama përgatitet që të mbajë aktiv klanin politik shkatërrues për opozitën. E thënë në një mënyrë tjetër, paguan për një mall që në fakt helmon opozitën dhe si rrjedhojë forcon mazhorancën.

“Sa herë janë hapur gropa në qendër të Tiranës për të ndërtuar kulla 30-40 kate, opozita ka bërë rezistencë dhe ka denoncuar me emra. Dhe ka bërë mirë. Disa nga deputetët e PD janë bërë gardh bashkë me shoqërinë civile duke i bërë një shërbim jo të vogël interesit publik. Dita e sotme është fillimi i fundit për një nga lulishtet e vetme në Tiranë, atë mes 9-katësheve dhe TOB.
Në këtë vend do të ndërtohet grataçela që do të quhet “Mali i Tiranës” me plot 58 kate, 185 metra mbi tokë. Nuk jam kundër zhvillimit, as kundër investitorëve, përkundrazi, ata janë në të drejtën e tyre për të bërë biznes. Por ajo që është shqetësuese ka të bëjë me mbajtjen “silent” të të gjithë procesit që ka shoqëruar rrugëtimin e kësaj kulle.
Padiskutim që pushtetit nuk i intereson zhurma. Por as opozitës nuk i paska interesuar bërja publike e lejes që kthen në beton lulishten e fundit në Tiranë. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”.
Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Prandaj edhe në asnjë prej mediave që denoncon vendimmarrjen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës kantieri te lulishtja pas Teatrit të Operas dhe Baletit nuk ekziston.
Prisni se do mësoni perla ditët në vijim. Këtu nuk ka opozitë që ndjek kauzat, kjo është opozitë që ndjek interesat e zengjinëve të saj! Keqardhja më e madhe është për këtë popull që çdo ditë e më shumë dëshmon naivitet ekstrem!”, shkruan Quku.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Ndërtuesi humbi jetën pas sherrit për pronën në Vlorë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Ndërtuesi humbi jetën pas sherrit për pronën në Vlorë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English