Skip to content
Të Gjitha

Trafikonin drogë në Zvicër, shkatërrohet rrjeti me 14-të shqiptarë

· 1 min lexim

Nga një operacion i policisë kantonale të Freiburgut në Zvicër, 14 shqiptarë kanë përfunduar në pranga të akuzuar për qarkullimi e dhjetëra kilogram heroinë në kantonin e sipërpërmendur, atë të Bernës, Vaudit dhe Gjenevës.

Sipas policisë, droga ka një vlerë prej rreth një milion franga. Siç raportoi sot policia kantonale e Freiburgut, droga u importua nga jashtë në Zvicër, ku edhe është përpunuar dhe paketuar.

Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan 8.5 kilogramë heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë pluhur për “prerjen” e drogës dhe rreth 50.000 franga.

Ata jetonin në rrethet e Sense dhe Gruyere, ku shpërndahen më pas heroina në kantonet e tjera. Lënda narkotike që shpërndante banda e ndaluar fshihej në zona pyjore për të shmangur vëmendjen e autoriteteve.

12 nga 14 trafikantët jetonin në Zvicër, ndërsa dy të tjerë jashtë këtij shteti. Ata janë arrestuar dhe transferuar pranë autoriteteve të drejtësisë në Freiburg.

Disa nga autorët e dyshuar janë në qelitë e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë në burg për akuza të tjera.