Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga sot Shqipëria dhe RWV me kontroll të përbashkët kufitar, Rama zbulon qëllimin e radhës

13:47 31/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga dita e sotme Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një pikë të përbashkët të kotrollit kufitar, në Qafë Thanë.  Kryeministri Rama u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm pasi u lehtësohet kalimi qytetarëve në këtë pikë kufitare dhe i hapet një rrugë e mëtejshme zhvillimeve tregtare dhe të turizmit.

Gjithashtu Rama shpreson që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit për të bërë me kontroll të rastësishëm me makina të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut që të lehtësohet trafiku.

“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes 2 vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe i hapim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar dhe zhvillimin e turizmit. Shqipëria po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë, turistët dhe numri i investitorëve të mëdhenj të interesuar për të investuar në turizëm në Shqipëri së bashku me shqiptarët e diasporës, është realisht tejet inkurajues, por natyrisht që zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, ashtu sikundër edhe e sektorëve të tjerë të prodhimit, kërkojnë një qasje komplekse, transformimi në funksion të kalimit të kufijve.

Ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës dhe nga paragjykimi për liberalizmin e lëvizjes. Në fakt, liberalizimi i lëvizjes sjell më shumë transparencë dhe sjell më pak rrrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe patjetër sjell dhe më shumë rritje të përgjegjësisë për të gjitha agjencitë ligjzbatuese në pikat kufitare. Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit për të bërë kalimin pa kontroll apo me saktë me kontroll të rastësishëm me makina të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut që të lehtësohet trafiku. Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unfikimi i doganave që do të vijë më integrimin e plotë të Shqipërisë dhe RMV në BE, por ne nuk kemi pse presim BE për të avancuar këtë ide. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë që bashkëjetohet apo bashkëveprohet në BE pa qenë në BE”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli dhe për projektet të cilat lidhin vendet e rajonit.

“Korridori 8, një ëndërr shumë e vjetër të cilës i ka ardhur dita që të realizohet dhe në të dy anët e kufirit po punohet për hapjen e Korridorit 8. Kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit evropian të infrastrukturës. Kjo na jep një tjetër energji pozitive dhe një tjetër burim mbështetje nga BE. Presim dhe projektin që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenit dhe kështu do të kemi një korridor të standardeve evropian që do të lidhë veriun me jugun e Shqipërisë dhe do të mbarojë tortura e atyre që vijnë nga larg dhe që duhet të mbërrijnë në Tiranë përmes një shtegu që është bërë torturues. Më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe RMV. Jam i bindur që më herët se sa vonë do të rikthehemi për të parë të rindërtuar tërësisht këtë pikë sipas standardeve të BE-së që po e realizojmë me financimin e Bankës Botërore”.

Të lidhura

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
Aktualitet

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, u nda nga jeta Ismail Kadare, një nga më të mëdhenjtë e letërsisë...

10:07 01/07/2025
Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë
Bota

Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

Një organizatë kriminale që operonte në Kretë dhe në Greqinë Veriore, e përfshirë në importin ilegal të sasisë së madhe...

09:39 01/07/2025
Para
Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me forcim ndaj Euros

Një javë zgjati “çudia”, Leku e nis javën me forcim ndaj Euros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

10:07 01/07/2025
Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

09:39 01/07/2025
“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

09:28 01/07/2025
I vihet sërish zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë

I vihet sërish zjarri fushës së mbetjeve në Vlorë

09:02 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.