Ditën e djeshmë një sherr i dhunshëm u regjitrua ë Hamallaj të Durrësit teksa ish-gardisti kërcënoi më armën e shërbimit familjen Kaçi.
Ndërkohë që mësohet se Nikolla në dëshminë e tij të dhënë për policinë ka thënë se gjithçka ka nisur nga pala tjetër. Sipas tij 80-vjeçari Pjeter Kaçi e ka ofenduar. Po ashtu konfirmon se shkak i konfliktit të dhunshme që degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit dhe armës, është bërë një rrugë kalimi.
Gjatë marrjes në pyetje Martin Nikolli ka dëshmuar: “Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim, nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang përplase më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje.”
Theksojmë se Martin Nikolla është shoferi i kryeparlametares Lindita Nikolla.
Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë. Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues/shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë. Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin. Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.