Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ne varrosim shumë njerëz këtu”/ Si u zbraz një fshat siberian nga pushtimi i Ukrainës

08:41 30/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Popullsia e Domnës prej rreth 6.000 banorësh sa ishte para fillimit të luftës në Ukrainë, është varfëruar ndjeshëm që nga shkurti i vitit të kaluar, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Shumë të rinj kanë dalë vullnetarë ose janë mobilizuar në ushtri, ndërsa të tjerë janë zhdukur që kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli mobilizimin në shtator të vitit të kaluar.

Ekziston një legjendë e lashtë se Domna u themelua në vendin ku një vajzë kishte qarë për një luftëtar të vrarë. Vendasit thonë se qyteti ka vazhduar të qajë qysh atëherë.

“Shumë djem u mobilizuan”, tha Aleksei, emri i të cilit është ndryshuar për t’ia ruajtur identitetin. “Ata u morën me autobusë. Vëllain tim e morën… Ai është i ri, vetëm 20 vjeç… Dhe këtu sollën ushtarë të mobilizuar nga rajone të tjera. Ata u trajnuan këtu dhe më pas u dërguan në luftë”.

Në Domna ndodhet një fushë ajrore e madhe ushtarake që është baza e regjimentit të 120-të të aviacionit luftarak të Gardës dhe një qendër shërbimi për avionët e transportit ushtarak rusë.

“Është pothuajse e pamundur të shkosh atje natën”, tha një taksist lokal.

“Vendasit janë aq të poshtër saqë thjesht do t’ju godasin në kokë. Nuk ka punë normale atje. Gjithçka sillet rreth hekurudhës ose njësive ushtarake. E vetmja mënyrë për të gjetur punë është përmes ryshfetit… Sapo filloi lufta, pothuajse të gjithë banorët lokalë u dërguan në Ukrainë”.

Një tjetër shofer taksie, Sergei Anufriyev, tha se, së fundi, ai ka kaluar shpesh në rrugën nga Çita në Domna, për t’i dërguar në shtëpi ushtarët që marrin leje për t’u kthyer nga Ukraina.

përsërit narrativat e qeverisë se Rusia “po e shpëton botën nga ndikimi amerikan dhe perëndimor”.

“Mbi çfarë është ndërtuar vendi ynë?”, tha ai. “[Mbi vlerat e] familjes dhe zhvillimit të saj. Shikoni se çfarë po ndodh jashtë vendit: të gjithë janë homoseksualë. Por, ne kemi familje tradicionale: një baba, një nënë, fëmijët”.

“Mora lejen për t’u kthyer dhe shoh djem të rinj që enden nëpër Domnë”, vazhdoi ai. “Unë iu them ‘çfarë po bëni këtu, ju duhet të mbroni atdheun’”.

Igor shtoi se së shpejti do të kthehej në Ukrainë.

Në fillim të këtij viti, pothuajse i gjithë fshati mori pjesë në funeralin e luftëtarit të grupit Wagner, Aleksei Lukyanov, i cili u vra pranë qytetit në lindje të Ukrainës, Bahmut, ku janë zhvilluar disa prej luftimeve më të rënda. Familjes së tij nuk iu treguan asnjëherë detajet e vdekjes së tij.

“Aty kishte shumë njerëz”, tha Kristina, një mikeshë e familjes. “Nuk pati ndonjë simbol specifik të luftës. Ne përpiqemi t’i varrosim djemtë pa flamuj. Kështu janë gjërat. Dikush mund ta përdhosë varrin. Në fund të fundit, jo të gjithë e mbështesin luftën. Dhe ne varrosim shumë njerëz këtu”.

Askush nuk e di pse Lukyanov u bë pjesë e Wagnerit, shtoi ajo.

“Ndoshta patriotizëm, ndoshta për ta fituar bukën e gojës”, tha ajo. “Njerëzit mendojnë se është më mirë të vdesësh atje si një hero sesa të vdesësh këtu nga droga, si gjysma e qytetit. Të gjithë miqtë e tij vdiqën nga mbidoza ose diçka tjetër e lidhur me drogën”.

Një muaj pas funeralit të Lukyanovit, në Domna u varros një mik i tij, i cili e kishet nofkën ushtarake, Krugly.

“Ai e vrau veten”, tha Aleksandr, një nga shokët e shkollës së Kruglyt. “Dhe para kësaj, në tetor, një tjetër djalë nga kompania e tij e vari veten. Nuk do të hyj në detaje, por fajin e kishte droga”.

Aleksandr tha se tetë burra nga klasa e tij e shkollës kishin vdekur nga shkaqe të lidhura me drogën që nga fillimi i luftës, përveç atyre që u vranë në Ukrainë.

“Njëri pas tjetrit, ata po largohen”, tha ai./REL

Të lidhura

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai
Aktualitet

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, vetëm 12...

11:08 01/07/2025
Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
Aktualitet

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, u nda nga jeta Ismail Kadare, një nga më të mëdhenjtë e letërsisë...

10:07 01/07/2025
Para
BE-ja pezullon bashkëpunimin me Nigerin në fushën e sigurisë për këtë arsye

BE-ja pezullon bashkëpunimin me Nigerin në fushën e sigurisë për këtë arsye

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

11:08 01/07/2025
Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

10:07 01/07/2025
Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

09:39 01/07/2025
“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

09:28 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.