Ditën e sotme zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur në Partinë Socialiste.
Bledi Çuçi është zgjedhur sot kryetar grupi i PS-së. Vendimi erdhi gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS këtë pasdite. Pas përfundimit të Asamblesë, ish ministri Çuçi u pyet nga gazetarët por ai zgjodhi të përgjigjej shumë shkurtimisht duke thënë se ishte një përgjegjësi e madhe Çuci u shkarkua pas ngjarjes së rëndë në Krujë ku familjarë të ish deputetit të PS Rrahman Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja pas një konflikti për guroren.
Kjo ngjarje solli edhe “shkrirjen” e policisë së Krujës si edhe dorëzimin e mandatit te Rrahman Rrajes, pasi djali dhe vellezerit e tij, u perfshin ne konflikt dhe janë në kërkim nga policia. Për rreth 50 minuta është zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Mbledhja nisi në orën 18:00 dhe përfundoi pak para orës 19:00. Ashtu siç është raportuar në media bëhet me dije se në asamblenë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u morën disa vendime të rëndësishme. Në këtë takim u zhvillua analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit. Gjithashtu u mbajt dhe një analizë e punës së çdo ministrie po ashtu edhe të strukturave organizative të partisë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.