PS ka fituar sërish bashkinë e Rrogozhinës teksa ish-deputeti Myslim Murrizi ka zgjedhur ta komentojë këtë proces më anë të një ironie therëse.
Në reagimin në rrjetet sociale ai ka ironizuar faktin se paavrësisht vjedhjeve dhe skandaleve që kanë plasur në Shqipëri me tendera abuzivë , qytetarët zgjedhin të votojnë qeverinë aktuale.
“Çdo popull e meriton qeverinë që ka”, kështu shkruan ndër të tjera Murrizi, duke nënkuptuar se edhe pse kanë në dorë votën nuk po bëjnë asgjë për të ndryshuar situatën në vend dhe situatën e qytetit ku jetojnë.
“KUR QYTETARET “ evolojne” “ emancipohen” “ kuptojne gabimin” “ qartesohen” “ ndryshojne per mire” dhe “ reagojne” vetem atehere nje Vend “ ecen para” dhe “ zhvillohet”
Kjo ka ndodhur me Qytetaret e bashkise Rrogozhine nga data 14 maj 2023 ne date 23 korrik 2023
Pra brenda 70 diteve ose 2 muaj e 9 dite, ndodh “ permbysja e madhe”
Me te “ drejte” Qytetaret e bashkise Rrogozhine ndeshkuan me vote per te gjitha gabimet, zullumet, mashtrimet, premtimet e pa mbajtura, arrogancen,vjedhjet me tendera dhe leket e termetit, e per çdo rruge te pa bere, kanal kullues e vadites te pa pastruar, per plehrat qe qelbin dynjane per taksat qe paguajne dhe nuk ju sherbejne, e per shume gjera te tjera kanidatin Shkelqim Hoxha te opozites
Epo “shume mire “ ja bene
Ta dine mire politikanet qe ky popull nuk te fal dhe nuk ti harron mashtrimet, keshtu qe ta kthejne kusurin me vote
Kjo “ besoj” une eshte arsyeja kryesore qe kanidati i ps mori 1529 vota me shume ne 23 korrik krahasuar me 14 majin pra pas 70 ditesh dhe kanidati i opozites 202 vota me pak
Apo mund te kete ndryshuar programin, qasjen, performancen, sjelljen ndaj qytetareve dhe qytetaret reflektuan ndaj te gjitha ketyre “ ndryshimeve”?????
Une “ besoj” qe ka ndikuar shume “ pozitivisht” dhe arrestimet e Gjicit, Dakos dhe shpallja ne kerkim si hajdut i zv kryeministrit Ahmetaj tek kjo permbysje e madhe e rezultatit me voten e “ lire” te sovranit
ÇDO POPULL E MERITON QEVERINE QE KA”, shkruan Murrizi