Pas vendimit të Kuvendit avokati Arben Ahmetajt ka reaguar për mediat duke thënë se ish-ministri ndodhet në Angli.
Henrik Ligori ka deklaruar se Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të ketë lirinë. Kujtojmë se sot në një seancë të posaçme, opozita dhe mazhoranca votuan pro heqjes së imunitetit, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar.
Bëhet me dije se deputët që kanë abstenuar janë aleatët e opozitës, si Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu. I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili ka votuar pro kërkesës së SPAK për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, të ngushtë.
Maxhoranca dhe opozita dolën me dy raporte të ndara në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por të dyja palët ranë dakord në pikën se kërkesa e prokurorisë ishte e ligjshme.
Tashmë ish-zëvendëkryeministri Ahmetaj është zyrtarisht pa imunitet dhe SPAK mund të vijojë procedurën për arrestimin e tij. Ahmetaj aktualisht nuk ndodhet brenda territorit të vendit dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij. Në një reagim publik në facebook Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij.