Ditën e sotme Kuvendika vendosur në lidhjr me “fatin” e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Nga të gjithë depuetët e pranishëm në seancë vetëm tre prej tyre zgjodhën të abstenonin në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.
Bëhet me dije se deputët që kanë abstenuar janë aleatët e opozitës, si Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu. I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Rama, i cili ka votuar pro kërkesës së SPAK për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij, të ngushtë.
Maxhoranca dhe opozita dolën me dy raporte të ndara në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por të dyja palët ranë dakord në pikën se kërkesa e prokurorisë ishte e ligjshme.
Tashmë ish-zëvendëkryeministri Ahmetaj është zyrtarisht pa imunitet dhe SPAK mund të vijojë procedurën për arrestimin e tij.
Ahmetaj aktualisht nuk ndodhet brenda territorit të vendit dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij. Në një reagim publik në facebook Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij.