Ditën e sotmë në orën 16:00, pritet që Komisioni i Mandateve të marrë vendimin lidhur me imunitetin e Arben Ahmetajt. Kjo lidhet me kërkesën e SPAK, nëse do i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, zbulohet lëvizja e mbrojtësve të tij ligjorë. Avokatët e Ahmetajt të cilët do të jenë të pranishëm në mbledhje pritet të kërkojnë shtyrjen e saj. Kjo me arsyetimin se dosja e SPAK është voluminoze, rreth 400 faqe dhe ndaj duhet kohë për shqyrtimin e saj. Për procedurë deputetët, anëtarë të Këshillit të mandateve mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë. Vlen të theksojmë që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit dosjen “Ahmetaj”, ku evidentohen udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze, ku pagesat janë realizuar ne persona që janë shpallur në kërkim për shkak te aferave korruptive më inceneratorët. Sipas matrialeve, rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij kanë qendruar, janë paguar nga pronarët e inceneratorëve. Theksojmë se në dosjen prej 12 faqesh të SPAK janë listuar të gjithë hotelet ku ish-zëvendës kryeministri ka qendruar dhe se si është bërë pagesa e nga kush është bërë. Ndër të tjera, SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotele
Përplasje mes policisë dhe protestuesve, një qytetar humb ndjenjat
Protesta e opozitës në Rrugën e Elbasanit në Tiranë ka nisur me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të...