Mbrëmjen e djeshme kryeministriEdi Rama mbylli turin e tij në Serbi, ku gjithashtu mbajti dhe një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Po ashtu dy liderët kanë darkuar së bashku.
Bëhet e ditur se direkt pas konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti Vucic janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon, në mënyrë të veçantë mbi situatën në veri të Kosovës.
Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill. Për më tepër shihni fotot.
“Propozimi i një draft statuti është një kontribut nga ana ime shumë pozitiv në përmbajtje, por që nuk pretendon të jetë një kon që palët ta marrin e ta pranojnë, apo nuk është i konsultuar me asnjërën nga palët. Më vjen keq që disa nuk duan ta kuptojnë, që nëse ky do ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë ky kontribut nuk do kishte asnjë vlerë. S’do e merrja përsipër, pasi për Kosovën flasin ata që e përfaqësojnë, ashtu siç nuk mund të ishte një kontribut që mund ta diskutoja me Vucic. I është dorëzuar dy kumbarëve, Macron dhe Scholz dhe Michel. Dhe kaq. U takon palëve që ta kërkojnë ta lexojnë apo jo, ta konsiderojnë apo jo. Besoj se tërheqja zvarrë e asociacionit është gabim strategjik. këmbëngulja për të mbajtur me godina bosh të mbushura me policë kryetarë komunash që u zgjodhën në kushte e bojkotit por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë si pengesë për zgjidhje, është gabim strategjik, shpresoj që Serbia do e thotë qartë që në momentin që hapet rruga për zgjedhje do bëhen zgjedhje dhe do garantohet pjesëmarrja”, tha Rama.