Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për turin që Edi Rama do të zhvillojë në Ballkan. Në kuadër të tij, Kurti i kërkon Ramës që mbledhja e përbashkët midis dy qeverive të zhvillohet më 6 korrik. Në një konferencë shtypi me gazetarët, Kurti bëri të ditur se me rëndësi konsideron mbledhjen e përbashkët për firmosjen e marrëveshje të lënë përgjysmë pas anulimit të mbledhjes, dhe jo takime të tjera. “Jam në kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E di që do vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Miqësisht i kam kërkuar që meqënëse do vijë që ta mbajmë edhe mbledhjen e 2 qeverive e cila u anulua pa arsyeshëm ndonëse ishte parashikuar më 14 Qershor në Gjakovë. 13 marrëveshje do duhet të nënshkruheshin të cilat tahsmë kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të nënshkruhen, unë i kam propozuar Kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar e t’i zbatojmë një e orë e më parë. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider si Kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur Procesin e Berlinit. Nëse Kryeministri Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë ngelem te qëndrimi që ja kam dhënë se për takimin e ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrjet, ne takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por dhe demokracia e paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet Kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbaskët të dy qerverive, por jo takime të tjera”, deklaroi Albin Kurti.
Vrasja e 14-vjeçarit/ Shoku i autorit i lidhur me BKH
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin *Open*, ka ndarë detaje të reja lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani,...