Parashikimi i motit për ditën e sotme është si më poshtë:
Shqipëria: Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit gjatë orëvë të paradites, por pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Veriore dhe Verilindore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova: Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Jugore dhe Juggperëndimore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura, por pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.