Vitin e kaluar një ngjarje rrënqethëse u regjistrua në Gjermani ku një nënë me origjinë shqiptare përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital.
Fëmija humbi jetën, ndrkohë që behet me dije se gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar nënën 25-vjeçare me burgim të përjetshëm. Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me mosveprim, shkruan dpa.de. Gjykata e Landit në Verden (Saksonia e Ulët) është e bindur se 25-vjeçarja ka derdhur qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj. Ajo vdiq dymbëdhjetë ditë më vonë. Sipas gjykatës, ajo “vuajti në mënyrë të pabesueshme”.
Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar atë te mjeku dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet
Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku.
Kosovarja, e lindur në Gjermani, e ka trajtuar fëmijën “krejtësisht në mënyrë joadekuate”, duke e lyer me pomadë dhe fasha. Edhe pasi nëna e tre fëmijëve e kishte kuptuar se katërvjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo “e kishte lënë atë në fatin e saj” dhe më në fund ka pranuar edhe mundësinë për vdekjen e saj.
Vajza ka vdekur dymbëdhjetë ditë pas përvëlimit. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e nxirë, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Fëmija ka vuajtur në mënyrë “të pabesueshme”.
Gjatë gjykimit, e pandehura ka thënë se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë. Gjithashtu ajo ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vetë vajza. Gjykata nuk e beson këtë pretendim, sepse ashpërsia e plagëve duhet ta ketë bërë të qartë se çfarë mundimi ka pësuar fëmija.