Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gjatë, varfërinë që nuk po çrrënjoset dhe demokracinë e brishtë, çështja më e mprehtë me të cilën po përballet vendi është demografia.
Reduktimi i popullsisë dhe plakja e saj u shndërruan në shqetësimin kryesor të bizneseve vitet e fundit, por duket se perspektiva është më e errët dhe masat e rikuperimit nuk japin rezultate në afat të shkurtër.
Në janar të vitit 2023, INSTAT raportoi se popullsia e vendit u reduktua edhe me mbi 31 mijë persona në krahasim me janarin 2022 dhe 145 mijë persona më pak se më 2011, kur u krye Censi i fundit.
Një projeksion i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për popullsinë 2021 – 2050 tregoi se numri i përgjithshëm i popullsisë së Shqipërisë do të arrijë brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,3 milionë banorësh deri në vitin 2050.
Projeksionet e reja kanë vend për marzhe të larta gabimi në varësi të zhvillimeve në emigracion dhe normave të fertilitetit, por të dhënat janë shumë të sakta për ecurinë e popullsisë mbi 65 vjeç. Projeksionet e reja të IOM, pavarësisht se nuk janë zyrtare, tregojnë popullata e fëmijëve 0-19 vjeç do të pësojë rënie me 47% deri në vitin 2050, ndërsa popullsia mbi 65 vjeç do të zgjerohet me 56%.
Rënia e popullsisë është e dukshme, por mungesa e të dhënave të sakta për grupmoshat dhe shpërndarjen gjeografike i bëjnë më të forta efektet negative dhe më të vështira zgjidhjet. Shtyrja e censit dhe mungesa e projeksioneve të sakta për pritshmërinë e treguesit të popullsisë i kanë përfshirë në një zonë të errët bizneset.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i konsideroi thelbësore të dhënat e sakta për popullsinë, pasi informacioni mbi numrin dhe strukturën e popullsisë është jetik për planet dhe aktivitetin e biznesit.
Ekonomisti i njohur, Selami Xhepa, bëri thirrje për një trajtim serioz të çështjeve që lidhen me kapitalin human.
Sipas tij, reformat strukturore mbeten thelbësore për të krijuar një mjedis nxitës jo vetëm për investimet private, por edhe për rritjen e produktivitetit të punës. Politikat mbështetëse për investitorët duhet të riformatohen për arritjen jo thjesht të objektivave sasiorë, por të disa objektivave cilësorë që ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë, si thelbësorë për rritjen e popullsisë, – këshilloi Xhepa.
dhe plakjes, që çon kryesisht në një numër gjithnjë e më të vogël të grupmoshave të reja që janë edhe baza e potencialit migrator.
Fluksi i rëndësishëm dalës i të rinjve parashikohet edhe gjatë kësaj dekade me flukse neto të emigrimit me -26 mijë persona në vit deri më 2025.
Ekspertët e kontraktuar nga IOM pohojnë se është e qartë se ndryshimet në numrin dhe strukturën seks-moshë të popullsisë së Shqipërisë do të kenë pasoja me ndikim të gjerë, që do të prekin thuajse çdo aspekt të jetës së shoqërisë.
Këto ndryshime do të ndikojnë pa dyshim te fushat kryesore me interes publik, si financat publike, sigurimet dhe ndihma sociale, sistemi shëndetësor publik dhe tregu i punës.
karakterizuar nga një ekonomi që jo vetëm rritet, po krijon gjithashtu vende pune. Megjithatë modeli social-ekonomik i Shqipërisë vazhdon të jetë i rrënjosur thellë te migracioni i jashtëm dhe përfitimet e tij, dërgesat, çlirimi i trysnive të papunësisë, kthimi qarkullues i migrantëve me kualifikim të lartë.
Kjo nënkupton se punëdhënësit shqiptarë po përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen e afërt me sfida serioze në tërheqjen e forcës së punës me kualifikim të ulët dhe gjysmë të kualifikuar për të plotësuar vendet e lira të punës në rritje.
Ekspertët e IOM rekomandojnë përmirësimin në të gjithë sistemin e menaxhimit të migracionit, duke faktorizuar si duhet migracionin e jashtëm dhe kompensimin e tij (të mundshëm) nga migracioni i brendshëm dhe i kthimit, si variabla të fuqishme që ndikojnë në tregun e punës dhe në strukturën e forcës së punës vendase dhe të huaj në Shqipëri.
Së fundi, me një vizion për të ardhmen, politikëbërësit shqiptarë duhet të shqyrtojnë alternativat e politikave demografike dhe sociale që ofrojnë stimuj për familjet me fëmijë dhe rritjen e fertilitetit.