Suzana Golemi, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është pezulluar nga detyra që ushtronte.
Ajo akuzohet për “shkelje të rëndë të ligjit”, pasi ajo u denoncua në emision investigativ “STOP” ku iu kërkonte lekë studentëve për të marrë provimet.
Bëhet me dije se rektorja e Universitetitpublik në Shkodër, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra për një afat të pacaktuar me vendim të ministres së Arsimit, Evis Kushi. Theksojmë se denoncimi u bë nga emisioni investigativ “Stop”, ku u denoncua rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej. Mësohet se nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Në bazë të denoncimit studentët që kanë mundësi financiare paguajnë minimalisht 150 Euro për të marrë një provim. Një prej tyre i dha 150 euro rektores dhe sipas bisedës së përgjuar mes tyre, ajo i garantoi kalimin në provim.
Duhet të theksojmë se korrupsioni në sistemin arsimor është një dukuri jo e re për realitetin shqiptar, i shfaqur në aspekte të ndryshme të funksionimit të institucioneve arsimore në nivel parauniversitar dhe universitar. =Në fakt, format e shfaqjes së korrupsionit në universitete fillojnë që nga shitblerja e notës, detyrimi për blerje librash e deri tek angazhimi i administratës së universitetit në rolin e ndërmjetësit në rastet e korrupsionit.