Teksa pritet që muajin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, deputeti Enkeled Alibeja ka folur më shumë për situatën e brendshme. Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj iu përgjigj akuzave të Gazmend Bardhit se Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për t’u mbledhur.
Alibeaj pranoi se një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së janë larguar te LSI-ja, dhe deklaroi se nga 453 anëtarë kanë mbetur 329. Pra numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së të larguar sipas Alibeaj është 124. Gjithashtu ish-kryetari i komanduar i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD nuk do të jetë një parti që varet nga shijet apo humori i një individi.
Sipas tij një parti që varet nga lideri më mirë të mos ekzistojë pasi PD është një mekanizëm, një organizatë , e cila nuk duhet të varet se kush është në krye të saj.
“PD nuk do të jetë një parti që varet nga shijet dhe humori i një individi. Një parti që varet nga ajo se cili është lideri i saj më mirë të mos ekzistojë. PD është një mekanizëm, një organizatë e cila nuk varet se kush është në krye të saj. Secili duhet ti nënshtrohet qytetarëve”, ka deklaruar Alibeaj.