Para një jave, u publikua një video erotike e kryebashkiakut të Kuksësit Safet Gjicit teksa ai po kryente marrëdhënie intime në zyrën e tij.
Ndërkohë që pas publikimit Gjici dha menjëherë dorëheqjen pasuar edhe nga vendimi i shkarkimit që u dha pak minuta më vonë nga qeveria.
Por duket se videoskandali i Safet Gjicit ka tërhequr vëmnedjen edhe të mediave greke, të cilat e konsiderojnë si një “aferë rozë” që i kushtoi mandatin kryebashkiakut të Kukësit.
Duke e cilësuar Safet Gjicin si një milioner mediat greke shkruajnë se ai po ashtu pas publikimit të videos erotike rrezikon edhe pasurinë e tij.
“Protothema” i referohet asaj që ndodhi me Gjicin duke theksuar se ai ka qenë edhe aksioner i skuadrës së Kukësit si dhe biznesmen duke patur miliona euro pasuri.
“Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij. 51-vjeçari është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction.
Ai është gjithashtu është president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare, u zgjodh në zgjedhjet e vitit 2019 dhe u rizgjodh në 2023”, shkruan gazeta greke lidhur me videoskandalin e Safet Gjicit.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë (që sipas tij ka marrëdhënie prej disa kohësh) brenda zyrës. Pamjet u shpërndan masivisht, SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen.