Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aktakuza kundër Trump-it krijon ndarje mes disa republikanëve

15:25 20/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje mes republikanëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të disa prej deklaratave të bëra gjatë fundjavës.

Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua “i pafajshëm” javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumenteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane.

Kandidati republikan për president dhe ish-prokurori, Asa Hutchinson tha se Trump duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.

“Kur ke mbi vete sfidën e hetimeve të shumta gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm nuk është e drejtë për vendin, dhe sigurisht nuk është e drejtë për partinë tonë që dëshiron ta kthejë këtë vend në rrugën e duhur”.

I intervistuar nga kanali NBC, ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili gjithashtu kandidon për president, pyeti përse konkurrentët në zgjedhjet paraprake republikane supozojnë se Trump do të shpallet fajtor.

“Gjithçka që dimë është se për çfarë është akuzuar presidenti në aktakuzë. Nuk e dimë cilat janë argumentat e mbrojtjes së tij. Nuk e dimë nëse kjo çështje do të shkojë në gjyq. Aktakuzat mund të deklarohet e pavlefshme”.

Duke dalë në kanalin CNN, kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Turner, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të procesit ligjor.

“Sigurisht që nuk do të mbroj sjelljen që është parashtruar në atë aktakuzë, por ata do të duhet ta provojnë atë”.

Presidenti Joe Biden, i cili filloi fushatën për rizgjedhje këtë fundjavë, ka refuzuar të komentojë sfidat ligjore të Trump-it. Zoti Biden po i bindet rregullave që mbrojnë hetimin, shpjegoi senatori demokrat Sheldon Whitehouse në kanalin ABC.

“Ai nuk bashkëpunon me Prokurorin e Përgjithshëm Garland. Ai nuk flet me të për çështje penale. Dhe së dyti, vetë zoti Garland është përjashtuar nga kjo çështje sepse ai ka emëruar një prokuror të posaçëm. Dhe aftësia e tij për t’u angazhuar me prokurorin e posaçëm është jashtëzakonisht e kufizuar”.

Presidenti Biden është vetë nën hetim për mbatje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Por edhe nëse shpallet fajtor, ai mund të mos përballet me akuza pasi historikisht pozicioni i Departamentit të Drejtësisë ka qenë që të mos padisë presidentët në detyrë./VOA/

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Gazetaria pa emra, pjesa II: Si u mbajtën sekret 29 doganierë të arrestuar nga skandali i Shefqet Kastratit
Aktualitet

Gazetaria pa emra, pjesa II: Si u mbajtën sekret 29 doganierë të arrestuar nga skandali i Shefqet Kastratit

Ky artikull është vazhdim i analizës “Gazetari pa emra: Shqipëria ku oligarkët nuk përmenden kurrë”, mbi skandalin e kontrabandës së...

19:15 08/06/2025
Para
Zhvillimet në PD/ ironia e Gjekmarkajt: Ditë të zeza e presin Ramën, po u bënë edhe 5-6 mbledhje si kjo…

Zhvillimet në PD/ ironia e Gjekmarkajt: Ditë të zeza e presin Ramën, po u bënë edhe 5-6 mbledhje si kjo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Gazetaria pa emra, pjesa II: Si u mbajtën sekret 29 doganierë të arrestuar nga skandali i Shefqet Kastratit

Gazetaria pa emra, pjesa II: Si u mbajtën sekret 29 doganierë të arrestuar nga skandali i Shefqet Kastratit

19:15 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.