Prej dy ditësh vëmendja e mediave është përqëndruar tek videoskandali i Safet Gjicit, i cili u filmua teksa po kryente marrëdhënie intime në zyrën e tij të kryebashkiakut të Kukësit. Ndërkohë që eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç ka deklaruar se sot teksa të gjithë po merren me Safetin, KESH ka përfituar nga situata duke shitur të gjithë mbiprodhimin e energjisë elektrike.
Duke iu referuar bursës Shqiptare të energjisë elektrike, Duleviç thotë se çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Ndërkohë në bursën austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MWH.
REAGIMI I PLOTË
Ndërkohë që të gjithë merren me Safetin, KESH nuk humbet kohë në shitjen e radhës!
Sot në datën 19 qershor KESH ka mbiprodhim energjie, konkretisht 1704 MWH, dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim, por a e dini sa?
Referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH.
Po t’i referohemi bursës austriake, çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86 euro/MWH.
E dini që KESH shet jashtë burse? Po, po, jashtë burse! Me çmim 69 euro/MWH sapo i ka shitur 1704 MWH.
-21.58 euro më pak se çmimi i bursës shqiptare ose;
–50.86 euro më pak sesa çmimi në bursën austriake!
Prisni se nuk kam mbaruar, për datat 20-23 qershor ka shitur dhe 24000 MWH me çmim 85.63€\MWH.
Bursë e dështuar, drejtues të korruptuar!