Një nga lajmet që ka bërë më shumë bujë ka qenë padyshim edhe tabelat që ekzistonin në jug të vendit, të cilat qenë të shkruara në greqisht.
Ka qenë policia e Sarandës e cila në një aksion të ndërmarrë gjatë natës ka vendosur që në disa fshatra në Finiq e Konispol të largojë emërtimin e vendeve që ishte shkruar në greqisht .
Nga raportimet që vijnë nga terreni, mësohet që të ketë pasur përplasje edhe me banorët, megjithatë ende nuk ka detaje se çfarë mund të ketë ndodhur.
Tashmë shumë fshatra kanë mbetur pa tabela orientuese deri në vendosjen e të rejave.