Shoqata e Ndërtimit të Shqipërisë ka kërkuar ndryshime urgjente në taksat që po rëndojnë kompanitë e ndërtimit, si dhe transparencë në fondet publike. Grupe pune do të ngrihen për të kundërshtuar problematikat dhe arbitraritetin e administratës publike.
“Taksa e dherave është një gjobë, ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj të vini të kontribuoni me ekspertizë, pasi kjo nuk është betejë as e kryetarit dhe as e bordit, por është një çështje që na prek të gjithëve”, është shprehur Erion Harizi, kryetari i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve
Gjithashtu ky sektor paguan gjithashtu 3% për shtresat në nevojë. Kjo taksë konsiderohet antikushtetuese, pasi nuk paguhet nga të gjithë bizneset, dhe mbi të gjitha nuk ka një transparencë të parave që përdoren nga ky fond.
“Kjo është një taksë antikushtetuese. Strehimi social është një plagë e të gjithëve ndaj nuk mund të rëndohet vetëm një sektor nga ky detyrim”, deklaronLuigj Aleksi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.
Ndërkohë që Harizi shprhet se: Ne vërtetë paguajmë fondin për strehimin social, por ka një mungesë të theksuar transparence se si përdoren këto para.
Taksa e infrastruktrurës e dhjetëfishuar është një tjetër kosto që rëndon sektorin. Çdo kompani paguan taksë prone dhe çdo detyrim tjetër që përfshihet në një banese edhe për ato apartamente që kanë mbetur stok.
“Duke nisur nga dhjetori i vitit 2015 u 10-fishua detyrimi për taksën e infrastrukturës, duke ndikuar direkt në rritje çmimi nga mesatarisht 7 euro për m2 në 80 euro për m2 në Tiranë”, thotë Luigj Aleksi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve. Të gjitha këto taksa kanë rritur çmimet finale në treg, një fakt ky i cili mund të shoqërohet me tkurrje të kërkesës për blerje./Gazeta Reforma