Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përme një postimi në Facebook në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë Durrës Vangjush Dako.
Sipas Berishës urdhri për arrestimin e Dakos nuk është i sotëm, por i 4 ditëve më parë. Por, Berisha shprehet se ka qenë Rama ai që e ka bllokuar.
Berisha ka publikuar një mesazh ku specifikohet se në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma te sektori shëndetësor, ku do të qëndrojë Dako
Postimi i plotë:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .
Mësohet se bashkë me Vangjush Dakon janë edhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Durrësit për të cilët është lëshuar fletë arrest dhe pritet të merret vendimi. Më herët avokati i Dakos sqaroi akuzat për të cilat u arrestua klienti i tij.