Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Lezhë, ka shpalosur para qytetarëve, programin e Partisë Demokratike duke i marrë të gjitha shtresat dhe problemet e tyre me radhë.
Basha tha se me PD-në në pushtet do të ketë ulje taksash që do shkojnë në funksion të rritjes së punësimit.
“Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD-së, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.
Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë,” – deklaroi Basha.
Në fokus të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Lezhë, ishte sërish kryeministri Edi Rama dhe akuzat ndaj tij. Teksa e vuri theksin tek shtimi me 150 anëtarë të rinj në PD-në e Lezhës, Basha tha se ky është një tregues i qartë që shqiptarët po afrohen me demokratët pasi po shohin shpresën që Rama ua ka shuar. Duke folur me gjuhën e popullit, lideri demokrat tha se nga protestat e opozitës së bashkuar, Ramës “i ka ik truni komplet”.
“Shtohen 150 anëtarë të rinj. Shtimi me gjakun e të rinjve. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD. Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe me këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët. Thotë se shqiptarët në protestë, ftesë për protestuesit. Basti i Edi Ramës për t’ua ulur kokë shqiptarëve, ky bast humbi me 16 shkurt ditën e nisjes së kryengritjes së shqiptarëve, për t’i dhënë fund instalim të krimit me qeverinë, parlament, media false, u thërrmua nga bashkimi i 16 shkurtit.
Fushata e 2017, instaloi bandat kriminale. Në dy vjet luftë parlamentare ne përdorëm çdo instrument që do të vërtetonte se si Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun, u bënë bashkë më ndërmarrjen më kriminale në Ballkan.Ata instaluan bandat nga Bajrat e Shkodrës deri te Shullazët e Tiranës, duke instaluar një parlament të krimit.
Sot janë autorët e përjashtimit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian, që kanë përjashtuar 360 mijë familje fermere për tu përballur me tekat e motit duke zhdukur subvencionet duke ia dorëzuar të gjithë industrinë ushqimore një grupi oligarkësh, vetëm ti për ti dhënë padronit të tyre pjesën e tij.” – tha Basha.